Vizitë e të dërguarit special kinez në Teheran; konsultime mbi zhvillimet rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91885-vizitë_e_të_dërguarit_special_kinez_në_teheran_konsultime_mbi_zhvillimet_rajonale
Kina i kushton një rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në këtë drejtim ka tendencë të vazhdojë konsultimet e saj me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2019 06:56 Europe/Tirane
  • Vizitë e të dërguarit special kinez në Teheran; konsultime mbi zhvillimet rajonale

Kina i kushton një rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në këtë drejtim ka tendencë të vazhdojë konsultimet e saj me Republikën Islamike të Iranit.

I dërguari i posaçëm i Kinës për Lindjen e Mesme, Jai Jun, i cili udhëtoi në Teheran për të diskutuar mbi zhvillimet në rajon, këtë çështje e theksoi të martën pasdite gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu përshëndeti rolin e planit "Dinamika e paqes së Hormuzit" të propozuar nga Presidenti Hasan Ruhani në deklaratën e tij në AP të OKB dhe tha se Republika Islamike e Iranit i konsideron marrëdhëniet me Kinën strategjike të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në kontributin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Siguria në Gjirin Persik nga dy aspekte ka tërhequr vëmendjen e Kinës:

E para është vazhdimi i marrëdhënieve tregtare dhe siguria e transportit të naftës dhe siguria e transportit të mallrave.

Aspekti i dytë është rëndësia e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Gjirin; duke e mbajtur rajonin larg  nga fushëbetejat.

Vitet e fundit, SH.B.A. me njëanshmëri, mosrespektim të detyrimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe me shkeljen e marrëveshjeve shumëpalëshe, ka vënë në shënjestër shumë vende të tjera, përfshirë Kinë, Rusinë, si dhe disa prej aleatëve të saj. Por si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, Kina është e vendosur të luajë rolin e një bllokuesi kundër këtyre tendencave në skenën ndërkombëtare. Nga ky këndvështrim, konsultimet e Kinës për zhvillimet rajonale janë të dukshme. Duke qenë se Kina thekson ruajtjen e stabilitetit të qëndrueshëm dhe të sigurisë në zonat dhe rajonet strategjike detare, ajo i kushton rëndësi të veçantë rolit të Iranit si një vend i madh rajonal në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit. Irani ka fuqinë e nevojshme parandaluese kundër kërcënimeve në kufijtë e gjatë detarë që ai ka në Gjirin Persik dhe Detin Oman. Megjithatë, politika strategjike e Iranit është që të ruajë sigurinë bazuar në integrimin rajonal dhe bashkëpunimin me shtetet e pavarura. Kamal Kharrazi, kreu i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve me Jashtë, thotë: Irani dhe Kina, si dy vende të rëndësishme dhe me ndikim në sistemin ndërkombëtar, kanë interesa dhe qëllime të përbashkëta për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe ato të cilat kanë mbajtur deri më tani marrëdhëniet Teheran-Pekin, janë marrëdhëniet bazuar në "partneritet gjithëpërfshirës të cilat vazhdojnë edhe më tej". Irani është në krye të botës për sa i përket burimeve të gazit dhe naftës. Pozicioni gjeografik dhe gjeopolitik i Iranit është gjithashtu në një mënyrë që lidh mbi 15 vendet fqinje mes tyre. Irani gjithashtu mund të luajë një rol kryesor në projektin e madh tregtar të Kinës, "Një korridor - një rrugë". Pra, është e natyrshme që marrëdhëniet Iran-Kinë të ndiqen në nivelin strategjik. Ky nivel i marrëdhënies ka një rëndësi të veçantë në sferën politike dhe ruajtjen e sigurisë e qëndrueshme në rajon. Zyrtarët kinezë kanë thënë vazhdimisht qëndrimet e tyre se ata mbështesin çdo veprim që do të zvogëlonte tensionet dhe do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Presidenti i Kinës Shi Jinping në një takim me presidentin iranian Hasan Ruhani në margjinat e samitit të fundit të Organizatës së Bashkëpunimit Shanghai në Kirgistan tha se Pekini është i interesuar që të zhvillojë një partneritet të qëndrueshëm strategjik me Iranin. Presidenti kinez deklaroi se, me gjithë disa luhatje, Pekini gjithmonë ka marrë parasysh marrëdhëniet e tij strategjike me Teheranin dhe është i gatshëm të punojë me Iranin për të zhvilluar dhe zgjeruar marrëdhëniet e tij. tani vizita dhe konsultimet e të dërguarit special të kinës për Lindjen e Mesme kanë për qëllim analizimin e veprimeve të njëanshme dhe provokimeve që sjellin tensione në rajon me qëllim stabilizimin dhe vendosjen e sigurisë së rajonit.