Eragçi takohet me Riabkov në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91912-eragçi_takohet_me_riabkov_në_moskë
Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë sot do të takohet në Moskë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe për situatën e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2019 05:34 Europe/Tirane
  • Eragçi takohet me Riabkov në Moskë

Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë sot do të takohet në Moskë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe për situatën e marrëveshjes bërthamore.

Abas Musavi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se Irani pret të shohë veprime konkrete nga vendet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, sepse në të kundërt Irani do të hedhë hapin e katërt të uljes së zotimeve të tij në këtë marrëveshje. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur gatishmërinë e Teheranit për të marrë hapin e katërt në reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me zhvillimet më të fundit përkatëse me zbatimin e hapit të katërt për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tha: "Hapi i katërt është projektuar dhe Irani tani më është i gatshëm të zbatojë atë. Mirëpo ne akoma shpresojmë se vendet e mbetura në marrëveshjen bërthamore, do t'i zbatojnë zotimet e tyre në mënyrë që të mos ketë nevojë për zbatimin e hapit të katërt për reduktimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në lidhje me planin 18 miliardë dollarësh të Francës dhe Japonisë për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore, deklaroi: "Ky ishte pikërisht ai plan të cilën e ndiqnin francezët dhe e kanë çuar para deri diku, mirëpo duke marrë parasysh se kishin nevojë të merrnin leje nga një shtet tjetër, deri më tani ky plan nuk ka dhënë rezultat".