Irani dhe Rusia theksojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Zv/ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë theksuan ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Ministria e jashtme e Rusisë me anë të një deklarate ka thënë se Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë dhe Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte u takua në Moskë ku diskutuan për programin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe mënyrën e zgjidhjes së programit bërthamor të Iranit. Në këtë deklaratë thuhet se palët edhe një herë kanë theksuar angazhimin e tyre në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe respektimin e saktë të saj duke marrë parasysh interesat reciproke sipas programit të përbashkët të veprimit. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se zv/ministrat Eragçi dhe Riabkov kanë diskutuar edhe mbi gjendjen në Gjirin Persik dhe në rajonin e Azisë Perëndimore. Abas Musavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit më herët ka shpresuar se palët do të ndërmarrin masat e duhura për të zbatuar marrëveshjen bërthamore me qëllim që Irani të mos detyrohet që të zbatojë hapin e katërt të uljes së zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.