Eragçi; Ulja e zotimeve nga ana e Iranit do të vazhdojë
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Irani do të vazhdojë uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore derisa evropianët të zbatojnë zotimet e tyre.
Abas Eragçi duke përmendur planin e Francës dhe negociatat që presidentit i Republikës Islamike të Iranit ka pasur në Nju Jork ka thënë se Irani mirëpret çdo mendim apo iniciativë që mundëson zgjidhjen paqësore të krizës. Zv/ ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha se një iniciativë e tillë është e pranueshme vetëm në kohën kur të ketë bashkëpunim dhe të garantohen interesat e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Eragçi gjithashtu kritikoi politikat e njëanshme të Amerikës dhe pafuqinë e Evropës për të zbatuar zotimet e saj pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha se nëse kërkesat e Iranit nuk zbatohet, Irani do të vazhdojë të ulë zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore sipas paragrafit 36 të kësaj marrëveshjeje. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi se askush nuk duhet të ketë dyshime në vullnetin e Iranit për të ulur zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ndër të tjera zv/shefi i diplomacisë iraniane shtoi se rruga e diplomacisë vazhdon të jetë e hapur mirëpo ajo ngushtohet nga dita në ditë dhe vende te mbetura në marrëveshjen bërthamore nëse janë seriozë në zotimet e tyre për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore duhet të ndërmarrin hapat e duhura pasi koha nuk premton. Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë gjithashtu ka thënë se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB dhe shtoi se Rusia e konsideron marrëveshjen bërthamore një sukses të madh të diplomacisë dhe shumanshmërisë dhe njëkohësisht përpiqet për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje. Vlen të theksohet se që nga koha e arritjes së marrëveshjes bërthamore Eragçi dhe Riabkov kanë diskutuar në vazhdimësi dhe janë konsultuar lidhur me procesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ditën e enjte Abas Eragçi ka shkuar në Moskë ku është takuar me homologun e tij rus Sergei Riabkov.