Vendbanimi njerëzor 70, 000 vjeçar zbulohet në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92033-vendbanimi_njerëzor_70_000_vjeçar_zbulohet_në_iran
Një grup arkeologësh kanë gjetur një vendbanim njerëzor në Provincën Alborz, në perëndim të Teheranit, i cili daton nga 70,000 vjet më parë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 28, 2019 20:42 Europe/Tirane
  • Vendbanimi njerëzor 70, 000 vjeçar zbulohet në Iran

Një grup arkeologësh kanë gjetur një vendbanim njerëzor në Provincën Alborz, në perëndim të Teheranit, i cili daton nga 70,000 vjet më parë.

Shpella përmbante mbetje të paçmueshme që dëshmojnë se ajo ka shërbyer si vendbanim njerëzor, tha kreu i ekipit të gërmimeve znj. Elham Kasidian. Kasidian tha se shpella shkëmbore e gjetur në zonën Sorhe ofron të dhëna të paçmueshme nga epoka e Paleolitit të Mesëm. Ajo tha se artikujt e zbuluar deri më tani janë kryesisht mjete prej guri, të cilat kanë nevojë për hetime më të sakta, duke shtuar se ky është vendbanimi i parë i njerëzve të Paleolitit të Mesëm që gjendet në këtë zonë. Kasidian shtoi se vendbanime të tilla ishin gjetur tashmë në pjesët perëndimore të vendit, si provincat Kermanshah dhe Lorestan, por kjo është hera e parë që ato gjenden në pjesët jugore të vargmaleve Alborz. Sendet e gjetura në shpella përfshijnë vegla prej guri, kocka dhe qymyr, tha Saman Hejdari, profesor i arkeologjisë, duke shtuar se ky stil i bërjes së mjeteve mund të gjurmohet deri në 125,000 vjet më parë. Muzeu Neanderthal i Gjermanisë po mbështet financiarisht gërmimet.