Irani kritikon dështimin e KS të OKB përballë Izraelit
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka akuzuar Bashkësinë Ndërkombëtare se është e pafuqishme përballë hegjemonisë së regjimit sionist në territoret palestineze.
Isak al-Habib, i pranishëm në takimin e KS të OKB ku është trajtuar çështja e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe çështja palestineze, duke përfaqësuar grupin NAM dhe OBI ka thënë: Ky këshill ka miratuar afro 2,500 rezoluta prej të cilave 365 lidhur direkt me çështjen palestineze mirëpo asnjë prej tyre nuk është zbatuar. Al-Habib, sulmet e regjimit sionist ndaj fqinjëve, vazhdimi i pushtimit të territoreve palestineze, sulmet kundër Libanit dhe Sirisë i cilësoi shkelje e hapur e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe shtoi se regjimi sionist vazhdon përpjekjet e tij hegjemoniste me zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera përmendi zgjerimin e armëve të shkatërrimit në masë të regjimit sionist dhe tha: Ky regjim refuzon anëtarësimin në çdo traktat dhe me arrogancë kërcënon vendet e tjera me zhdukjen e tyre duke përdorur armë atomike. KS i OKB duhet të jetë i vetëdijshëm rreth këtij procesi të rrezikshëm dhe duhet të zbatojë përgjegjësinë e tij për të parandaluar krimet dhe kërcënimet e regjimit sionist, shtoi ndër të tjera al-Habib, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB.