Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij
Tetor 29, 2019 15:32 Europe/Tirane
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Katarit kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit rajonal të konferencës për siguri të Munihut në Doha të Katarit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe Muhamed bin Abdurrahman Al Thani, ministri i jashtëm i Katarit, sot para dite kanë zhvilluar një takim në Doha dhe kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe rreth zhvillimeve më të fundit rajonale.
Samiti rajonal i konferencës për siguri të Munihet po zhvillohet me pjesëmarrjen e emirit të Katarit dhe funksionarëve politikë dhe të sigurisë nga vende të ndryshme të botës në Doha të Katarit.