Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92053-ministri_i_jashtëm_iranian_takohet_me_homologun_e_tij
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Katarit kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit rajonal të konferencës për siguri të Munihut në Doha të Katarit.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2019 12:02 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Katarit kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit rajonal të konferencës për siguri të Munihut në Doha të Katarit.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe Muhamed bin Abdurrahman Al Thani, ministri i jashtëm i Katarit, sot para dite kanë zhvilluar një takim në Doha dhe kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe rreth zhvillimeve më të fundit rajonale.

Samiti rajonal i konferencës për siguri të Munihet po zhvillohet me pjesëmarrjen e emirit të Katarit dhe funksionarëve politikë dhe të sigurisë nga vende të ndryshme të botës në Doha të Katarit.