Presidenti Ruhani uron Turqinë për ditën kombëtare
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me rastin e ditës kombëtare të Turqisë ka uruar popullin dhe qeverinë e këtij vendi.
Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh dërguar Rexhep Taip Erdogan, pasi e ka uruar atë për ditën kombëtare të Turqisë ka thënë: Zhvillimet e dekadës së fundit në rajon dhe roli efikas i Iranit dhe Turqisë në zgjidhjen e çështjeve tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve është garantues i paqes, sigurisë he stabiliteti në vendet e rajonit. Ndër të tjera presidenti i Republikës Islamike të Iranit marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë i cilësoi miqësore dhe vëllazërore dhe shtoi: Krijimi i këshillit të bashkëpunimit dypalësh dhe organizimi i takimeve të këtij këshilli si dhe organizimi i komisioneve speciale si komisioni i përbashkët ekonomik, ai i transportit dhe i bujqësisë do të jenë efikas në zgjerimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Ankarasë.