Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit kthehet në Teheran
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pas vizitës së tij në Gjenevë është kthyer në Teheran.
Muhamed Xhavad Zarif, gjatë qëndrimit në Gjenevë mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve garantuese të procesit të Astanasë për zgjidhjen e krizës në Siri. Ai me këtë rast u takua me ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë si dhe me Geir Pedersen përfaqësuesin special të OKB për Sirinë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mori pjesë edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm rus dhe atë turk. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu pati një takim me zv/ministren e jashtme të Zvicrës dhe kryetarin e komitetit të politikave të jashtme në parlamentin e Gjermanisë.