Ekipi i shpresave të mundjes së Iranit merr titull nënkampion bote
Ekipi kombëtar iranian i mundjes nën 23 vjeç, me tre medalje të arta, një argjendi dhe dy bronzi fitoi, titullin nënkampion botëror në kampionatin që u mbajt në Hungari.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, në fund të kampionatit për shpresat e moshës nën 23 vjeç, ekipi iranian me tre medalje ari të marra nga Kamran Kasempur, Muxhtaba Gelixh dhe Ali Husein’zare në peshat 86,97 dhe 125 kg, një medalje argjendi nga Muhamed Nakhodi në peshën 74 kg, dhe dy medalje bronzi të marra nga Ali’reza Sralak dhe Husein Shabazi në peshat 57 dhe 92 kg dhe me gjithsej 139 pikë arriti të marrë titullin nënkampion bote. Kampionati i mundjes për shpresat e moshës nën 23 vjeç nisi më datë 28 tetor në Budapest të Hungarisë dhe përfundoi ditën e mërkurë.