Musavi: Irani është i gatshëm për bashkëpunim konstruktiv me ANEA-në
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92103-musavi_irani_është_i_gatshëm_për_bashkëpunim_konstruktiv_me_anea_në
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e gatshme për të ruajtur dhe zgjeruar bashkëpunimin konstruktiv së bashku me qëllim të mirë dhe respekt reciprok me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike në bazë të precizitetit profesional dhe paanshmërisë së këtij institucioni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2019 09:20 Europe/Tirane
  • Musavi: Irani është i gatshëm për bashkëpunim konstruktiv me ANEA-në

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e gatshme për të ruajtur dhe zgjeruar bashkëpunimin konstruktiv së bashku me qëllim të mirë dhe respekt reciprok me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike në bazë të precizitetit profesional dhe paanshmërisë së këtij institucioni.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte duke uruar zgjedhjen e Rafael Grossi në postin e drejtorit të përgjithshëm të ri të ANEA-s dhe duke vë në dukje rolin e rëndësishëm të vendeve anëtare të këtij institucioni në fushën e çarmatimit dhe mospërhapjes së armëve bërthamore, deklaroi: “Shpresojmë se ky institucion ndërkombëtar me paanshmëri të plotë dhe me profesionalizëm do të vazhdojë të kryer detyrat dhe misionet e veta ndërkombëtare!”

Musavi duke theksuar rolin e veçantë të ANEA në lidhje me aspektet bërthamore të marrëveshjes bërthamore dhe gjithashtu rëndësinë e këtij institucioni në fushën e bashkëpunimeve atomike paqësore të Iranit me vendet e tjera anëtare, i ka uruar sukses drejtorit të ri të ANEA-së në këtë përgjegjësi të madhe.  

Ndërkohë edhe Kazem Gharibabadi, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë të Austrisë, duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka theksuar profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e ANEA-së, shtoi: “Teherani pret që të ruhet kjo qasje në çfarëdo rrethanash nga ana e ANEA-së dhe autoriteteve të saj, ndërsa vendet anëtare gjithashtu të heqin dorë nga ushtrimi i presionit mbi ANEA-në”.