Amerika dhe veprimet e saj kontradiktore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92152-amerika_dhe_veprimet_e_saj_kontradiktore
Amerika pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore, ka vendosur sanksione kundër Iranit. Këto sanksione ishin të njëanshme dhe shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB. Edhe pse Uashingtoni është i detyruar të pezullojë ndëshkimin e  disa bashkëpunimeve bërthamore me Iranin, mirëpo ai njëkohësisht i është kthyer procesit të vendosjes së sanksioneve kundër Teheranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 02, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Amerika dhe veprimet e saj kontradiktore

Amerika pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore, ka vendosur sanksione kundër Iranit. Këto sanksione ishin të njëanshme dhe shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB. Edhe pse Uashingtoni është i detyruar të pezullojë ndëshkimin e  disa bashkëpunimeve bërthamore me Iranin, mirëpo ai njëkohësisht i është kthyer procesit të vendosjes së sanksioneve kundër Teheranit.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë të tij njoftoi vazhdimin e afatit të përjashtimit të disa bashkëpunimeve bërthamore me Iranin nga sanksionet e reja kundër Teheranit. afati i fundit për shtyrjen e këtij afati ishte e marta e kaluar dhe Mike Pompeo, u detyrua që të shtyjë edhe për 90 ditë lejen e bashkëpunimit në aktivitetet paqësore bërthamore të Iranit. Zëdhënësi i DASH duke folur mbi këtë vendi ka thënë se qëllimi i përjashtimit është shtyrja e afatit të kufizimeve bërthamore kundër Iranit. Në deklaratën e lëshuar nga DASH thuhet se ky vendim ndihmon në programin e monitorimit të programit bërthamor jo ushtarak të Iranit, ul rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore, ul kapacitetin e Iranit për kohën e duhur për të prodhuar bombë atomike, si dhe pengon që shteti iranian të rindërtojë qendrat e tij të ndjeshme. Ky veprim i Donald Trump nuk është për arsye bamirësie por për shkak se ai është i detyruar të pranojë bashkëpunimet paqësore bërthamore të Iranit që është një pikë e marrëveshjes bërthamore. Qeveria amerikane me gjithë daljen e saj nga marrëveshja bërthamore në maj 2018 ka përjashtuar vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore nga sanksionet amerikane për shkak të bashkëpunimit të tyre bërthamor me Iranin. Amerika me këtë veprim synon që Irani të ruajë prodhimin e uraniumit në gradë të ulët dhe të mos ngre nivelin e pasurimit të tij. përveç kësaj Uashingtoni disa muaj më parë ka anuluar  përjashtimet të tilla si blerja e ujit të rëndë dhe e uraniumit të pasuruar në gradë të ulët. Ky veprim i qeverisë amerikane është plotësisht kundër marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB dhe është  vetëm një masë e funksionarëve të qeverisë amerikane për të ndaluar vendet e tjera që të bashkëpunojnë me Iranin në fushën bërthamore. Në reagim ndaj këtyre veprimeve Teherani ka deklaruar se nuk do ta mbajë më në gradë të ulët prodhimin e këtyre produkteve të rëndësishme. Ndërkohë DASH ka bërë të ditur se ka marrë dy vendime për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit: Së pari është prezantimi i sektorit të inxhinierisë dhe ndërtimit të Iranit si pjesë që në formë të drejtpërdrejtë apo indirekte kontrollohen nga garda revolucionare dhe së dy prezantimi i 4 lëndëve strategjike si lëndë që mund të përdoren në programin bërthamor, ushtarak dhe raketor të Iranit. Në deklaratën e lëshuar nga DASH nuk janë përmendur aspak emrat e këtyre 4 lëndëve që do të sanksionohen nga qeveria amerikane. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Thesarit deri tani nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë lidhur me këto sanksione. Qeveria e Donald Trump kujton se duke imponuar sanksione në sektorin e ndërtimit dhe të inxhinierisë dhe duke sanksionuar këto lëndë, ajo do të mund të ushtrojë akoma më shumë presione ndaj Teheranit. Irani duke reaguar ndaj sanksioneve amerikane ka shtuar kapacitetin e tij të brendshëm për prodhim dhe mjetet e parashikuara në marrëveshjen bërthamore mund të shkatërrojnë përllogaritjet e Amerikës dhe të shtojnë lëvizjet politike dhe ekonomike të Iranit.