Musavi: Sanksionet e përsëritshme të Amerikës nuk realizojnë qëllimet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92156-musavi_sanksionet_e_përsëritshme_të_amerikës_nuk_realizojnë_qëllimet
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se sanksionet e përsëritshme të Amerikës, nuk do të realizojnë qëllimet e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2019 10:56 Europe/Tirane
  •  Musavi: Sanksionet e përsëritshme të Amerikës nuk realizojnë qëllimet

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se sanksionet e përsëritshme të Amerikës, nuk do të realizojnë qëllimet e këtij vendi.

Departamenti Amerikan i Shtetit në kuadër të shtimit të terrorizmit ekonomik kundër popullit të Iranit, ditën e enjte ka vendosur sanksione të reja kundër sektorit urbanistik dhe lëndëve të lidhura me aktivitetet atomike të Iranit.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtme të Iranit, ditën e shtunë duke thënë se veprime të tilla të Amerikës tregojnë dobësinë dhe joefikasitetin e diplomacisë amerikane dhe tha: "Për fat të keq aparati diplomatik i Amerikës është i paaftë për të marrë iniciativa dhe alternativa diplomatike dhe racionale, prandaj ata mbështeten vetëm në forcë dhe terrorizmin ekonomik.  Diplomacia arrogante e Amerikës e cila ushtrohet edhe në lidhje me vendet e tjera dhe gjithashtu me disa mekanizma ndërkombëtare, aktualisht është shndërruar në një problem global. Amerika duhet të heqë dorë nga zhytja në iluzionet që ka krijuar vetë dhe të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta në marrëveshjen bërthamore".