Vritet një ish pjesëtar i grupit Munafekin në juglindje të Iranit
Prill 02, 2016 21:28 Europe/Tirane
Një ish pjesëtar i grupit terrorist Munafekin është vrarë sot në juglindje të Iranit.
Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, banditi Ahmed Sahvi, ish pjesëtar i grupit terrorist Munafekin është vrarë sot bashkë me 4 pjesëtarë të bandës së tij nga forcat e bazës ushtarake Kods të Gardës revolucionare të Iranit në fshatin Ali Abad Canef në rajonin Nik Shahr në provincën Sistan Baluçistan në juglindje të Iranit. Vrasje, grabitje e armatosur, organizim i bandave keqbërëse dhe përdhunim ishin disa nga akuzat që rëndonin mbi këtë kryebandit.