Larixhani: Amerika me mendjelehtësi po synon të krijojë trazira në rajon
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika me mendjelehtësi dhe për t'i realizuar qëllimet e saj djallëzore, synon të krijojë trazira dhe pasiguri në rajon.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ditën e diele reagoi ndaj deklaratat presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me naftën e Sirisë dhe shtoi: "Trump nuk e kupton akoma se toka dhe nafta e Sirisë i përket shtetit dhe popullit të këtij vendi dhe Amerika nuk ka të drejtë që me agresion kundër territorit të Sirisë dhe duke pushtuar burimet naftore, të synojë plaçkitjen e tyre".
Ali Larixhani shtoi: "Deklaratat e presidentit të Amerikës kanë zbuluar fytyrën e vërtetë dhe çnjerëzore të këtij regjimi dhe i kanë treguar botës natyrën kolonialiste dhe kundër njerëzimit të amerikanëve".
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit theksoi: "Popujt e zgjuar të rajonit ashtu siç e kanë shkatërruar ISIS –in që ishte një krijesë e Amerikës, do t'i japin një përgjigje edhe më të fuqishme këtij komploti të Amerikës".
Ali Larixhani në vazhdim vuri në dukje ardhjen e 13 Abanit, ditës së luftës kundër arrogancës botërore, deklaroi: "Kjo ditë është simbol i identitetit të Revolucionit Islamik të Iranit në luftën kundër padrejtësisë dhe arrogancës dhe tregon thellësinë e të menduarit të popullit të Iranit dhe mbështetjen e pavarësisë së vendit".