Irani fillon injektimin e gazit në centrifugat e përparuar IR-6
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92231-irani_fillon_injektimin_e_gazit_në_centrifugat_e_përparuar_ir_6
Përmes një ceremonie në objektin bërthamor Natanz, në të cilën morën pjesë Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi, Irani ka filluar zyrtarisht injektimin e gazit në centrifugat e avancuara IR-6.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2019 15:11 Europe/Tirane
  • Irani fillon injektimin e gazit në centrifugat e përparuar IR-6

Përmes një ceremonie në objektin bërthamor Natanz, në të cilën morën pjesë Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi, Irani ka filluar zyrtarisht injektimin e gazit në centrifugat e avancuara IR-6.

Duke ju drejtuar gazetarëve të hënën, Salehi tha: "Sot, ne do të kemi tre inaugurime simbolike, njëra prej të cilave vënia në funksion e një kaskade prej 30-makinerish të centrifugave IR-6", të cilat përdoren për të pasuruar uraniumin. Salehi shtoi: "Në kohën e tanishme, ne kemi 60 centrifuga aktive IR-6, secila prej të cilave ka një kapacitet prej 10 SWU (njësi pune ndarëse) që e rrit kapacitetin ekzistues të pasurimit të uraniumit me një kapacitet të përgjithshëm prej 600 SWU. " "Ky është një vend për kërkime dhe zhvillim. Numri i centrifugave të instaluara në këtë vend brenda dy muajve është 15 centrifuga të gjeneratës së re, që është një arritje e shkëlqyeshme ... Kolegët tanë kanë qenë gjithmonë aktivë dhe nëse do të kishin ngadalësuar aktivitetet e tyre, ne nuk do të ishim në gjendje të shtojmë 2,600 SWU të kapacitetit të pasurimit në kapacitetin që kemi pasur tashmë", shtoi shefi bërthamor iranian. Salehi tha se para marrëveshjes bërthamore, kapaciteti operacional i Iranit ishte në 11,000 SWU, dhe shtoi: "Pas ndërmarrjes së hapit të tretë të reduktimit të zotimeve tona në marr veshjen bërthamore, na u deshën vetëm dy muaj për të arritur kapacitetin e 8,600 SWU." Ai shtoi se Irani aktualisht posedon rreth 500 kg uranium të pasuruar, i cili nuk është i kufizuar në pasurimin me 4.2 përqind dhe "aktualisht ne po i shtojmë 5000 gramë në ditë". Në qershor 2018, pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei urdhëroi Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit të bënte përgatitje për pasurimin e uraniumit deri në një nivel 190,000 SWU pa asnjë vonesë.