Salehi: Irani ka kapacitet të prodhojë çdo lloj centrifuge
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92235-salehi_irani_ka_kapacitet_të_prodhojë_çdo_lloj_centrifuge
Irani ka kapacitet të prodhojë çdo lloj centrifuge me çfarëdo kapacitet prodhimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2019 05:32 Europe/Tirane
  • Salehi: Irani ka kapacitet të prodhojë çdo lloj centrifuge

Irani ka kapacitet të prodhojë çdo lloj centrifuge me çfarëdo kapacitet prodhimi.

Kështu ka deklaruar Ali Akbar Salehi kryetari i AEAI i cili në një konferencë për shtyp bëri të ditur se Irani posedon 490 centrifuga të reja me kapacitet prodhimit 2,600 swo dhe shtoi: Irani për të prodhuar centrifuga të reja nuk ka nevojë të përdorë inxhinierinë e anasjelltë sepse i projekton dhe prodhon vetë. Kryetari Salehi ndër të tjera vuri në dukje se Irani aktualisht posedon rreth 500 kg uranium të pasuruar. Ai tha se kjo sasi nuk është e gjitha e pasuruar në gradën 4.2%, sepse çdo ditë asaj i shtohet 5 mijë gram. Kreu i AEAI tha se industria bërthamore po ecën me ritme shumë të shpejta dhe shtoi se në këtë industri janë hedhur hapa shumë të rëndësishme që do të bëhen publike më vonë. Salehi lidhur me uljen e zotimeve të Iranit për shkak të daljes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe për shkak të moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane tha: Irani ka vepruar në bazë të paragrafëve 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore, sipas të cilave mund të pezullojë një pjesë ose të gjithë programin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Megjithatë ai vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga Irani janë të rikthyeshme, por rikujtoi se disa prej tyre nuk mund të kthehen. Vlen të theksohet se ditën e hënë ka nisur procesi i injektimit të gazit në centrifugat e përparuara IR6 të Iranit në prani të kryetarit të AEAI.