Ministria e jashtme e Iranit reagon ndaj sanksioneve të reja e Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër disa funksionarëve dhe personave të thjeshtë në Iran, deklaroi: Qeveritarët e regjimit amerikan për të inkurajuar veten e tyre nga disfatat e njëpasnjëshme përballë popullit iranian, vazhdon të vendosë sanksione boshe.
Abas Musavi zëdhënësi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi dënoi sanksionet e njëanshme të Amerikës tha: Të tilla veprime tregtojnë vetëm pafuqinë dhe dobësinë e regjimit amerikan për të përfituar nga diplomacia dhe logjika, regjim që përdor vandalizmin për të imponuar kërkesat e tij ndaj vendeve të tjera për çështje ndërkombëtare dhe botërore. Departamenti Amerikan i Thesarit në kuadër të politikave armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit ka sanksionuar 1 organ dhe 9 shtetas iranianë. Në listën e sanksioneve të DATH janë futur shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi kreu i sistemit gjyqësor të Iranit, gjeneral Muhamed Bagheri shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Golam’husein Eslami dhe Golam’ali Hadad Adel anëtarë të asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran, si dhe Ali Akbar Velajeti këshilltar i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare. Këto sanksione janë vendosur njëkohësisht me 13 abanin ditën kombëtare të përballjes me arrogancën botërore, ku në të gjithë Iranin janë organizuar protesta kundër politikave armiqësore të Amerikës.