Ruhani: Irani injektoi gaz në 1044 centrifuga
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92280-ruhani_irani_injektoi_gaz_në_1044_centrifuga
Presidenti iranian Hasan Ruhani në një mesazh iu referua hapit të 4-të të Iranit për të zvogëluar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se injeksioni i gazit në 1044 centrifuga ka filluar të mërkurën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani injektoi gaz në 1044 centrifuga

Presidenti iranian Hasan Ruhani në një mesazh iu referua hapit të 4-të të Iranit për të zvogëluar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se injeksioni i gazit në 1044 centrifuga ka filluar të mërkurën.

"Hapi i 4-të i Iranit në zvogëlimin e angazhimeve të tij nën marrëveshjen bërthamore duke injektuar gaz në 1044 centrifuga filloi sot," shkroi të mërkurën Ruhani në llogarinë e tij në Twitter. "Falë politikës së SHBA dhe aleatëve të saj, qendra bërthamore Fordo së shpejti do të kthehet në operacion të plotë," shtoi ai. Presidenti Ruhani në mesazhin e mësipërm theksoi: "Duke filluar nga sot, Irani nuk do ta mbajë të limituar uraniumin e tij të pasuruar dhe prodhimin e ujit të rëndë. BE / E3 + 2 do të përballet me veprimet e mëtutjeshme të Iranit nëse nuk mund të përmbushin detyrimet e tyre brenda 60 ditëve e ardhshme dhe nëse nuk sigurohen interesat e Iranit. Kushtet fitore-fitore duhet të pranohen". Në përputhje me urdhrin e lëshuar nga Presidenti iranian Hasan Ruhani dhe nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit cilindri UF6 u instalua në sajtin Fordo nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Hapi i 4-të i Iranit ashtu si tre të mëparshmit do të jetë i kthyeshëm nëse palët e tjera gjithashtu zbatojnë marrëveshjen bërthamore, tha Presidenti iranian.