Pse Irani u detyrua të rifillojë pasurimin e uraniumit?
Irani riaktivizoi sajtin e tij kryesor të pasurimit, ndërsa kërcënimet dhe armiqtë janë në pamundësi për të parandaluar kalimin e Iranit, siç i kishte paralajmëruar të gjitha palët, në hapin e katërt të reduktimit të angazhimeve të tij bërthamore.
Irani filloi të mërkurën (6 Nëntor) injektimin e gazit të uraniumit në centrifugat e instaluara në qendrën nëntokësore në Fordo. Agjencia për Energji Atomike të Iranit me anë të një deklarate, ka njoftuar: “Në kuadër të zbatimit të dekretit të Presidentit të shtetit dhe Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, sot (të mërkurën) cilindri (rezervuari) me rreth 2000 kg gaz “Hexafluorid të uraniumit UF6” nënë mbikëqyrjen e inspektorëve të ANEA-s, pas transferimit nga kompleksi i pasurimit të uraniumit në Natanz në kompleksin e pasurimit të uraniumit “Fordo”, është vendosur në sallonin e pasurimit të kompleksit “Fordo” që ndodhet 180 km në jug të Teheranit. Një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike konfirmoi se inspektorët e ANEA janë në terren për të raportuar mbi aktivitetet në vazhdim. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dje (të martën) duke deklaruar fillimin e zbatimit të hapit të katërt për reduktimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, theksoi: “Të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet ta dinë se Irani nuk mund ta zbatojë marrëveshjen bërthamore në mënyrë të njëanshme. "Falë politikës së SHBA dhe aleatëve të saj, qendra bërthamore Fordo së shpejti do të kthehet në operacion të plotë," shtoi ai. Të hënën, 4 nëntor, Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi, njoftoi vënien në funksionim të 30 centrifugave IR6. "Iranit i duhen vetëm katër minuta për të rifilluar pasurimin e uraniumit të tij në nivelin 20%," tha ai. Ky veprim i Iranit është një përgjigje reciproke ndaj daljes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe nda paaftësisë së BE për të zbatuar angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Parimi është i qartë: ju nuk e respektoni kontratën, atëherë, siç parashikohet në marrëveshje, unë rifilloj pasurimin. Irani është një shtet sovran në kuptimin e plotë të fjalës dhe reagon si i tillë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të gabohen, Irani nuk është një nga ato shtete vasale dhe mbresëlënëse, mbi të cilat ata diktojnë ligjet e tyre. Është koha që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë t'i pranojnë shtetet e tjera në të gjithë botën si partnerë duke braktisur qëndrimet e tyre neokoloniale dhe në vend të presionit dhe shantazhit, të zhvillojnë dialog si partnerë të barabartë dhe të kryejnë shkëmbime tregtare mbi parimin fitues-fitues në mënyrë që pabarazia të marrë fund dhe paqja të mbizotërojë përfundimisht.