Rinis puna dhe pasurimi i uraniumit në Fordo
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92286-rinis_puna_dhe_pasurimi_i_uraniumit_në_fordo
AEAI në minutat e para të ditës së enjte ka rinisur punën qendrës atomike Fordo për pasurimin e uraniumit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 06:38 Europe/Tirane
  • Rinis puna dhe pasurimi i uraniumit në Fordo

AEAI në minutat e para të ditës së enjte ka rinisur punën qendrës atomike Fordo për pasurimin e uraniumit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Tasnim e lajmeve sipas të cilës agjencia në fjalë doli me një deklaratë me urdhër të presidentit të Republikës Islamike të Iranit për rinisjen e punimeve në qendrën Fordo për pasurimin e uraniumit. Puna ka nisur me injektimin e gazit për centrifugat në qendrën Fordo dhe për mbledhjen e uraniumit të pasuruar. Irani filloi të mërkurën (6 Nëntor) injektimin e gazit të uraniumit në centrifugat e instaluara në qendrën nëntokësore në Fordo. Agjencia për Energji Atomike të Iranit me anë të një deklarate, ka njoftuar: “Në kuadër të zbatimit të dekretit të Presidentit të shtetit dhe Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, sot (të mërkurën) cilindri (rezervuari) me rreth 2000 kg gaz “Hexafluorid të uraniumit UF6” nënë mbikëqyrjen e inspektorëve të ANEA-s, pas transferimit nga kompleksi i pasurimit të uraniumit në Natanz në kompleksin e pasurimit të uraniumit “Fordo”, është vendosur në sallonin e pasurimit të kompleksit “Fordo” që ndodhet 180 km në jug të Teheranit. Një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike konfirmoi se inspektorët e ANEA janë në terren për të raportuar mbi aktivitetet në vazhdim. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dje duke deklaruar fillimin e zbatimit të hapit të katërt për reduktimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, theksoi: “Të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet ta dinë se Irani nuk mund ta zbatojë marrëveshjen bërthamore në mënyrë të njëanshme. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nisi të zbatohej më datë 6 nëntor të këtij viti.