Rusia thekson në dështimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92317-rusia_thekson_në_dështimin_e_sanksioneve_amerikane_ndaj_iranit
Rusia, si një anëtar i grupit P4 + 1, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që të ruhet marrëveshja bërthamore dhe në mënyrë të përsëritur ka kritikuar sanksionet e njëanshme të SH.B.A.-së kundër Iranit që nga tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja në fjalë, duke e cilësuar atë si shkelje të detyrimeve të Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2019 04:58 Europe/Tirane
  • Rusia thekson në dështimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit

Rusia, si një anëtar i grupit P4 + 1, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që të ruhet marrëveshja bërthamore dhe në mënyrë të përsëritur ka kritikuar sanksionet e njëanshme të SH.B.A.-së kundër Iranit që nga tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja në fjalë, duke e cilësuar atë si shkelje të detyrimeve të Uashingtonit.

Në qëndrimin e fundit të Moskës, Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov të enjten më 7 nëntor, tha se sanksionet amerikane kundër Iranit deri më tani kanë dështuar, duke shtuar se politika e Uashingtonit është e destinuar të dështojë. Theksimi i Moskës në dështimin e Uashingtonit për të imponuar sanksione ndaj Iranit në një mënyrë që do të ndryshonte sjelljen e Teheranit, tregon se politika e administratës Trump për presionin maksimal ndaj Iranit, pavarësisht çdo sanksioni të mundshëm kundër Iranit, nuk arrin të ndryshojë sjelljen ose pozicionin e Teheranit kundrejt qëllimeve dhe kërkesave të Amerikës. Kjo është arsyeja pse të Iranit pas shkeljes së Shteteve të Bashkuara për t'iu përmbajtur zotimeve të saj në marrëveshjen bërthamore, çoi në uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Nga ana tjetër evropianët, me gjithë premtimeve të shumta për fillimin e punës së mekanizmit të posaçëm për bashkëveprimin financiar dhe të biznesit me Iranin të quajtur "INSTEX", ata praktikisht nuk kanë bërë asgjë për të lehtësuar efektet negative të sanksioneve të njëanshme të Trump. Rusia, si një anëtar i boshtit Lindor në marrëveshjen bërthamore, e ka miratuar këtë fakt. Uashingtoni, në të vërtetë, i nxit vendet e tjera të mos i japin Iranit atë që e meriton dhe njëkohësisht kërkon që Teherani të përmbushë plotësisht të gjitha detyrimet e tij, në këmbim të asgjëje. Lavrov citon qëndrimet e fundit amerikane dhe evropiane që kanë dënuar mos përmbushjen e detyrimeve të Iranit në hapin e katërt dhe që i kanë bërë thirrje Iranit të përmbahet dhe të vazhdojë procesin e zbatimit të zotimeve. Irani sipas dy paragrafëve të marrëveshjes, ka filluar një proces hap pas hapi të mosrespektimit të zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore, në përgjigje të tërheqjes ilegale të SHBA nga kjo marrëveshje dhe dështimit të Bashkimit Evropian për të përmbushur detyrimet e veta. Hapi 4-ët i procesit në fjalë filloi të Mërkurën më 6 Nëntor, me injektimin e gazit në centrifugat e objektit bërthamor Fordo dhe pasurimin e uraniumit deri në gradën 5% në këtë kompleks. Masa iraniane tregon seriozitetin e saj në trajtimin e sjelljes së anëtarëve të grupit P4+1 në përmbushjen e detyrimeve të tyre, si dhe një paralajmërim serioz për Uashingtonin që kujtonte se Irani, me gjithë sanksionet amerikane, do të vazhdojë ta zbatojë marrëveshjen pa asnjë parakusht apo pa përfituar asnjë pikë. Amerikanët, megjithatë, vazhdojnë të insistojnë në imponimin e sanksioneve dhe të rritin presionin ndaj Iranit, pavarësisht se sanksionet e tyre janë joefektive në ndryshimin e sjelljes së Teheranit apo në përmbushjen e kërkesave të Uashingtonit. Rusia e ka dënuar këtë qasje të SHBA duke e cilësuar atë si të papranueshme.