Erakçi takohet me Riabkov në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92351-erakçi_takohet_me_riabkov_në_moskë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore që po zhvillohet në Moskë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2019 13:17 Europe/Tirane
  • Erakçi takohet me Riabkov në Moskë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore që po zhvillohet në Moskë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Abas Erakçi dhe Sergei Ryabkov, zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Rusisë, në këtë takim kanë biseduar në lidhje me hapin e katërt të Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe moszbatimit të zotimeve nga ana e shteteve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore.