Erakçi takohet me Riabkov në Moskë
Nëntor 09, 2019 13:17 Europe/Tirane
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore që po zhvillohet në Moskë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Abas Erakçi dhe Sergei Ryabkov, zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Rusisë, në këtë takim kanë biseduar në lidhje me hapin e katërt të Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe moszbatimit të zotimeve nga ana e shteteve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
Tags