Sistemi Mersad turpëroi sistemin amerikan Patriot
Të Premten, herët në mëngjes, një dron "i panjohur" u qëllua me një raketë të tipit Shalamcheh dhe u shkatërrua. Porti Mahshar ku droni kishte infiltruar para se të shkatërrohej nga bateritë raketore "Mersad" është kompleksi më i madh petrokimik në Lindjen e Mesme.
Informacioni më i fundit thotë se droni, me sa duket në një mision zbulimi në portin ultra-strategjik Mahshahr, po fluturonte në një lartësi shumë të ulët, çka sugjeron se ishte duke testuar aftësitë e radarëve të mbrojtjes anti-ajrore iraniane. Sidoqoftë, radari i sistemit Mersad e lokalizoi shpejt dhe e interceptoi këtë dron agresor para infiltrimit të tij në kufijtë jug-perëndimorë të Iranit. Në zonën e infiltrimit, ndodhen dy porte të rëndësishme iraniane: Mahshahr dhe Imam Khomeini. Shkatërrimi i dronit brenda disa sekondave dhe ndërsa fluturonte në një lartësi shumë të ulët vërtetoi se mbrojtja anti-ajrore iraniane është e padepërtueshme. Në fakt, bateritë e raketave Mersad janë të mjaftueshme për të turpëruar sistemet amerikane Patriot, Crotale francez dhe Oerlikon suedez, të cilët nuk arritën të mbrojnë objektet e kompanisë saudite Aramco. Sistemi Mersad, raketat e të cilit shkatërruan dronin e panjohur, gjithashtu tejkalon konceptin e tij themelues që nënkupton sistemin american MIM-23 Hawk. Por Mersad është më i mirë, sepse ka radarë të ndryshëm, një rrjet të pavarur harduerësh dhe softuerësh, platforma për lëshimin e raketave Shahin dhe një qendër komande dhe kontrolli dhe veçanërisht aftësi të luftës elektronike. Mersad është plotësisht dixhital dhe me një rreze të rritur veprimi. Ky sistem gjithashtu është në gjendje të angazhojë objektiva të shumta në të njëjtën kohë. Mersad identifikon objektivin e tij në një distancë prej 150 kilometrash nga radarët e tij Kavosh (eksploruesi) dhe e godet objektivin në një distancë prej 80 kilometrash. Ai është i pajisur me sisteme elektro-optike përgjimi si dhe me zbulues me rreze lazer që rrisin ndjeshëm performancën e tij në kushte të luftës elektronike.