Eragçi: Qëllimi i Iranit është ruajtja dhe shpëtimi i marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92365-eragçi_qëllimi_i_iranit_është_ruajtja_dhe_shpëtimi_i_marrëveshjes_bërthamore
Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare për ndalimin e përhapjes së armëve atomike, takim që u mbajt në Moskë, përmendi uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se masat e ndërmarra nga Irani kanë për qëllim ruajtjen dhe shpëtimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2019 03:40 Europe/Tirane
  • Eragçi: Qëllimi i Iranit është ruajtja dhe shpëtimi i marrëveshjes bërthamore

Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare për ndalimin e përhapjes së armëve atomike, takim që u mbajt në Moskë, përmendi uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se masat e ndërmarra nga Irani kanë për qëllim ruajtjen dhe shpëtimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare.

Abas Eragci, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Teherani nuk ka aspak përgjegjësi për pikën ku ka arritur marrëveshja bërthamore sot dhe shtoi se Irani pas tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga kjo marrëveshje i ka dhënë afat Evropës 1 vit që kjo e fundit të zbatojë zotimet dhe angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare, mirëpo Evropa nuk bëri asgjë. Eragçi ndër të tjera theksoi se Irani ka vazhduar dhe vazhdon të ndjekë një rrugë të logjikshme për të treguar vullnetin e tij të mirë për bashkëpunim mirëpo njëkohësisht rikujton se jetëgjatësia e marrëveshjes bërthamore varet nga zbatimi i zotimeve të të gjitha palëve nënshkruese të saj. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sanksionet amerikane kundër Iranit i cilësoi terrorizëm ekonomik dhe tha: e Vetmja rrugë për t’i dhënë fund tensioneve aktuale është armëpushimi në luftën ekonomike. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.