Salehi: Marrëveshja bërthamore nuk është një rrugë njëdrejtimëshe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92376-salehi_marrëveshja_bërthamore_nuk_është_një_rrugë_njëdrejtimëshe
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke kritikuare daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në marrëveshjen bërthamore, deklaroi se Irani nuk mund ta pranojë se marrëveshja bërthamore të jetë një rrugë njëdrejtimëshe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2019 11:14 Europe/Tirane
  • Salehi: Marrëveshja bërthamore nuk është një rrugë njëdrejtimëshe

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke kritikuare daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në marrëveshjen bërthamore, deklaroi se Irani nuk mund ta pranojë se marrëveshja bërthamore të jetë një rrugë njëdrejtimëshe.

Ali Akbar Salehi, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, duke theksuar se palët evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore nuk kanë zbatuar zotimet e veta, shtoi: "Në bazë të marrëveshjes bërthamore ishte vendosur që të hiqen sanksionet, mirëpo ata nuk kanë hequr sanksionet dhe Irani nuk ka kufizime më".

Ali Akbar Salehi duke vë në dukje reduktimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tha: "Irani nuk vepron jashtë marrëveshjes bërthamore, por në bazë të paragrafëve 26 dhe 36 të kësaj marrëveshjeje, po redukton zotimet e veta".

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi: "Irani në bazë të marrëveshjes bërthamore, Irani mund të veprojnë në përputhshmëri me sjelljet e palëve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje dhe të reduktojë zotimet e veta në mënyrë që të krijohet balancim në marrëveshjen bërthamore".

Salehi duke thënë se Irani vepron vetëm në kuadër të sovranitetit dhe interesave të tij kombëtare, u shpreh optimist se të gjitha palët të zbatojnë marrëveshjen bërthamore.