Ruhani: Kapaciteti atomik i Iranit ndodhet në kushtet më të mira
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje progresin e vendeve në fushën e teknologjisë atomike dhe deklaroi se Irani sot në fushën e kapaciteteve atomike ndodhet në kushtet më të mira në krahasim me çdo kohë tjetër.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në një tubim me qytetaren e qytetit Rafsanxhan në provincën Kerman në jug të Iranit, deklaroi: "Gjatë viteve të fundit operacionet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e energjisë atomike në Iran kanë vazhduar me intensitet të lartë dhe sot llojllojshmëria e centrifugave aktive në vend nga 5 lloje është shtuar në 15 lloje".
Ruhani duke thënë se në Iran nuk ekziston ndonjë pengesë për vazhdimin e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e shkencës dhe teknologjisë atomike, deklaroi: "Irani me të gjithë kapacitetin e vetë po qëndron dhe reziston përball armiqve dhe kurrë nuk do të dorëzohet përball politikës arrogante të tyre".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke thënë se në rast të ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, vendi në vitin e ardhshëm do të arrijë një sukses të madh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, shtoi: "Nëse në bazë të rezolutës 2231 të KS të OKB do të ruhet marrëveshja bërthamore, vitin e ardhshëm do të hiqen sanksionet e armatimit ndaj Iranit dhe vendi do të ketë mundësi të blejë dhe të eksportojë armatime".