Kapaciteti raketor i Iranit, fuqi preventuese përballë kërcënimeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92413-kapaciteti_raketor_i_iranit_fuqi_preventuese_përballë_kërcënimeve
Irani sot në sektorin e mbrojtjes dhe sidomos në fushën raketore ka shumë për të thënë në nivel rajonal dhe botëror.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2019 06:04 Europe/Tirane
  • Kapaciteti raketor i Iranit, fuqi preventuese përballë kërcënimeve

Irani sot në sektorin e mbrojtjes dhe sidomos në fushën raketore ka shumë për të thënë në nivel rajonal dhe botëror.

Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit në ditën e parë të simpoziumit pushteti islam në Teheran, pasi përmendi pozitën e forcave të armatosura të Iranit ka thënë: Sot Irani nuk është i varur tek asnjë superfuqi apo vend tjetër dhe mbështetet plotësisht tek vetvetja. Fuqia preventuese dhe mbrojtëse e Iranit sidomos në fushën raketore e ka kthyer këtë vend në një fuqi superiore në rajonin e gjirit Persik, ka thënë Antoni Kordsman një prej analistëve të qëndrë së studimeve strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington.ai rikujton se në rast të çdo aventure ushtarake kundër Iranit, Teherani do të krijojë një valë tërmeti në rajon, pasi ky vend ka plane të shumta për të goditur interesat e Amerikës në rajon, ka shtuar analisti Kordesman. Kjo analizë është një pjesë e realiteti të fuqisë ushtarake të Iranit që është bërë shkak për shqetësimin e armiqve të Iranit. Armiqtë me iluzionet e tyre kujtonin se Irani është stepur përballë kërcënimeve dhe presioneve të tyre dhe ka dilemma lidhur me mbrojtjen e të drejtave të tij dhe sigurinë e rajonit. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur për mijëra nxënës dhe studentë në prag të 13 Abanit ditës kombëtare të përballjes me hegjemonizmin botëror, pasi përmendi përpjekjet e dështuara të Amerikës për eliminimin dhe zhdukjen e fuqisë raketore të Iranit ka thënë: Sot men ndihmën hyjnore dhe me punën e të rinjve të kombit, ne kemi raketa precize që mund të godasin objektivin më një mundësi gabimi prej 1 metër. Është fakt se Irani në fushën raketore ka bërë progrese të mëdha. Gjeneral Amir’ali haxhi’zade komandant i forcave ajrore dhe hapësinore të gardës revolucionare lidhur me kapacitetin raketor të Iranit ka thënë: Sot kemi arritur të prodhojnë raketa balistike nga toka në det dhe raketat e prodhuara nga Irani kanë një distancë operimi nga 200 deri në 2 mijë km. Rëndësia e kësaj fuqie qëndron në parandalimin e nisjes së një lufte. Amerika dhe disa vende evropiane janë kundër kapacitetit mbrojtës dhe raketor të Iranit dhe këtë vend e prezantojnë si kërcënim për rajonin në kohën kur ata u shesin vendeve arabe të rajonit të Gjirit Persik me miliarda dollarë armatime dhe raketa të sofistikuara dhe me pretekstin e ruajtjes së sigurisë, rajonin e kanë kthyer në një depo armatimesh. Kapaciteti raketor i Iranit sot konsiderohet si një nga shtyllat e fuqisë së Republikës Islamike të Iranit dhe ky vend për nga fuqia ushtarake ka potencial që të përballet me çdo element destruktiv në rajon. Irani në praktikë ka vërtetuar se është në gjendje t’i përgjigjet tepër fuqishëm çdo lloj kërcënimi.