Karib’abadi: Raporti i ANEA nuk duhet të keqshfryëzohet për qëllime politike
Ambasadori dhe përfaqësuesi i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë duke reaguar ndaj raportit të parakohshëm analitik të ANEA lidhur me vërtetësinë e testimeve në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, ka thënë se raportet e kësaj agjencie nuk duhen keqpërdorur për qëllime politike.
Cornel Feruta, sekretari i përkohshëm i ANEA ka thënë se Irani duhet tu përgjigjet pyetjeve të agjencisë lidhur me një vend. Kazem Karib’abadi ditën e hënë ka thënë: Raporti i ANEA tregon se kjo agjenci ka qasje dhe akses në të gjithë Iranin dhe me gjithë uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, vendim që u mor në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve, kjo agjenci mund të bëjë vërtetimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Karib’abadi ndër të tjera përmendi deklaratën e fundit të sekretarit të përkohshëm të ANEA lidhur me një vend të Iranit ka thënë: Në kohën kur ANEA ka parashtruar kërkesën për përgjigje lidhur me këtë vend, Irani u tregua plotësisht i gatshëm për bashkëpunim dhe transparencë dhe krijoi kushtet për qasjen dhe aksesin e plotë të ANEA, përfaqësuesi i Iranit në Vjenë ka thënë se bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA në këtë çështje vazhdon dhe shtoi se çdo përpjekje për të paragjykime dhe për raporte të parakohshme, ndjekin vetëm të realizojnë qëllimet tendencioze politike.