Zarif: Irani po shfrytëzon veprimet kompensuese të marrëveshjes bërthamore
(last modified Tue, 12 Nov 2019 13:58:57 GMT )
Nëntor 12, 2019 14:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani po shfrytëzon veprimet kompensuese të marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratës së ministrave të punëve të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë, ka theksuar se Republika Islamike e Irani po shfrytëzon vetëm veprimet kompensuese të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës dhe shefja e diplomacisë evropiane të hënën në mbrëmje pa vë në dukje fare moszbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët dhe kanë shprehur shqetësime për zbatimin e hapit të katërt të Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të martën) në faqen e tij në Twitter, duke publikuar letrën e tij të datës 6 nëntor të vitit 2018 drejtuar shefes së diplomacisë evropiane dhe anëtarëve të tjerë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, ka shkruar: "Irani ka zbatuar plotësisht zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo evropianët kanë treguar vetëm një zotim të cilin nuk e kanë zbatuar në 18 muajt e kaluar".

Zarif ka shtuar: "Në kohën kur evropianët mundoheshin vetëm të humbin kohë sa më shumë, Irani vendosi në zbatim mekanizmin për mënjanimin e mosmarrëveshjeve dhe e plotësoi atë tërësisht".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në fund kujtoi: "Republika Islamike e Iranit tani po shfrytëzon veprimet kompensuese të përcaktuara në paragrafin 36 të marrëveshjes bërthamore".

 

Tags