Irani: Kriminelët izraelitë të luftës duhet të ndëshkohen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92439-irani_kriminelët_izraelitë_të_luftës_duhet_të_ndëshkohen
Irani dënoi me forcë të martën vrasjen e komandantit të lartë palestinez Abu Ata, duke kërkuar veprime juridike kundër "kriminelëve të luftës" të Izraelit përgjegjës për një veprim të tillë terrorist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2019 17:19 Europe/Tirane
  • Irani: Kriminelët izraelitë të luftës duhet të ndëshkohen

Irani dënoi me forcë të martën vrasjen e komandantit të lartë palestinez Abu Ata, duke kërkuar veprime juridike kundër "kriminelëve të luftës" të Izraelit përgjegjës për një veprim të tillë terrorist.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi, tha se "okupatorët e Palestinës duhet t'i nënshtrohen procedurave ligjore dhe ndëshkimeve në gjykatat ndërkombëtare si kriminelë lufte" për vrasje të tilla. Zyrtari iranian denoncoi heshtjen dhe mosveprimin e organizatave dhe qarqeve ndërkombëtare përballë veprimeve të agresionit dhe terrorizmit të regjimit izraelit. "Fatkeqësisht, në sfondin e mbështetjes për këtë regjim të përgjakshëm dhe fëmijëvrasës, krimet dhe atentatet kundër popullit palestinez dhe luftëtarëve të tij kanë vazhduar si brenda, ashtu edhe jashtë territoreve të okupuara." Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit kërkoi nga organet rajonale dhe ndërkombëtare të veprojnë mbi përgjegjësinë e tyre humanitare dhe ligjore duke përkrahur popullin e pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës dhe duke ndihmuar në ndalimin e veprimeve terroriste të Izraelit. Ai gjithashtu përshëndeti luftën "legjitime dhe heroike" të popullit palestinez dhe e konsideroi unitetin dhe rezistencën si zgjedhja e vetme që ata mund të miratojnë përballë okupatorëve izraelitë.