Reagimi I përfaqësuesit të Iranit në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92440-reagimi_i_përfaqësuesit_të_iranit_në_vjenë
Kazem Karib’abadi përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në ANEA duke reaguar ndaj pretendimeve të lëshuara nga autoritetet e kësaj agjencie mbi ekzistencën e një vendi të ri të aktiviteteve bërthamore të Iranit ka thënë: QE në fillim dhe që nga koha kur ANEA ka informuar Iranin për disa pyetje lidhur me këtë vend, Irani menjëherë është i treguar i gatshëm për bashkëpunim dhe transparencë në qasjen e kësaj agjencie tek objekti i pretenduar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2019 07:29 Europe/Tirane
  • Reagimi I përfaqësuesit të Iranit në Vjenë

Kazem Karib’abadi përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në ANEA duke reaguar ndaj pretendimeve të lëshuara nga autoritetet e kësaj agjencie mbi ekzistencën e një vendi të ri të aktiviteteve bërthamore të Iranit ka thënë: QE në fillim dhe që nga koha kur ANEA ka informuar Iranin për disa pyetje lidhur me këtë vend, Irani menjëherë është i treguar i gatshëm për bashkëpunim dhe transparencë në qasjen e kësaj agjencie tek objekti i pretenduar.

Karib’abadi tha se ekzistenca e pyetjeve nga ana e ANEA dhe vendeve anëtare të saj është diçka normale në një kohë kur të dyja palët janë të gatshme për zgjidhjen e këtyre pyetje, mirëpo kjo nuk duhet keqpërdorur dhe nuk duhet zmadhuar për përfitime politike. ANEA më 11 nëntor ka publikuar raportin e 17-të të saj lidhur me vërtetësinë e testimeve të zbatimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit. Ky raport tregon se ANEA vazhdon të ketë qasje të plotë në Iran dhe me gjithë uljen e zotimeve të Iranit ajo vazhdon të kryejë testimet për vërtetësinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Në këtë raport thuhet se Irani me kërkesë të ANEA u ka dhënë viza inspektorëve të kësaj agjencie dhe atyre u ka caktuar një vend pune në qendrat bërthamore. Megjithatë në këtë raport thuhet se ANEA ka gjetur disa grimca uraniumi në një vend të cilin Irani nuk e ka informuar më parë agjencinë. Duhet thënë se Netanjahu kryeministri i regjimit sionist vitin e kaluar ka lëshuar disa pretendime të pabaza se Irani posedon qendra sekrete bërthamore një prej të cilave është zona Turkuzabad. Hasan Muhamedi ekspert i çështjeve bërthamore lidhur me këtë thotë: Të tilla raste më shumë ngjasojnë me shantazhet mediatike. Irani është vendi që ka respektuar plotësisht marrëveshjen bërthamore dhe zotime e tij në këtë fushë. edhe më herët janë trajtuar çështje si kjo lidhur me programin bërthamor të Iranit, mirëpo është bërë e qartë se ato nuk ishin të sakta. Tani kur Irani ka zbatuar fazën e katërt të uljes së zotimeve të tij, parashtrimi i të tilla pretendime gjen kuptim të veçantë dhe është pjesë e rrjedhës së presioneve politike kundër Iranit. Është e qartë se qëllimi i të tilla pretendimeve është që të imponohet ideja se programi bërthamor i Iranit është i dyshimtë dhe të krijohen dilema mbi veprimin e ligjshëm dhe logjikshëm të Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Të tilla pretendime janë lëshuar në raportin e ri të ANEA në një kohën kur Cornel Feruta, drejtori i përkohshëm i përgjithshëm i ANEA, më herët kishte thënë se mbi pretendimet mbi qendrat sekrete bërthamore në Iran nuk mund të bazohemi në hipoteza. Mirëpo ashtu siç është theksuar edhe nga funksionarët e Republikës Islamike të Iranit, kontaktet mes ANEA dhe Iranit vazhdojnë. Sa i përket kësaj përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë ka thënë: Çdo përpjekje për të krijuar probleme dhe për të devijuar bashkëpunimet konstruktive dhe aktive të Iranit me ANEA dhe ushtrimi i presioneve të pabaza ndaj kësaj agjencie, janë veprime destruktive që do të marrin përgjigjen e duhur nga ana e Iranit. Karib’abadi ndër të tjera shtoi se çdo përpjekje për paragjykime dhe lëshimin e rezultateve paraprake dhe të boshe, janë përpjekje vetëm për të realizuar qëllime politike. Nga juridiksioni bërthamor, Irani ka të drejtë të pasurojë uraniumin për përdorim paqësor dhe ANEA duke u bazuar në testimet e saj ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Irani gjithmonë ka zbatuar korrekt direktivat dhe dispozitat e ANEA dhe asnjëherë nuk ka kryer aktivitete të ndalura. Fatkeqësisht sjelljet politike kanë ndikuar mbi të drejtat e ligjshme bërthamore. Në këtë fushë Irani pret nga ANEA që t’i kushtojë vëmendje të gjitha aspekteve të të tilla skenarëve boshe dhe të pa dokumentuara dhe të veprojë në mënyrë të drejtë.