Ruhani: Rezistenca e popullit të Iranit ka neutralizuar komplotet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92447-ruhani_rezistenca_e_popullit_të_iranit_ka_neutralizuar_komplotet_e_amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e Amerikës për ta goditur popullin e Iranit dhe deklaroi se rezistenca e popullit iranian ka neutralizuar komplotet e Amerikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2019 08:32 Europe/Tirane
  • Ruhani: Rezistenca e popullit të Iranit ka neutralizuar komplotet e Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e Amerikës për ta goditur popullin e Iranit dhe deklaroi se rezistenca e popullit iranian ka neutralizuar komplotet e Amerikë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, tha: "Populli i Iranit me qëndresën dhe rezistencën e vetë, ka neutralizuar komplotet e armiqve dhe kurrë nuk do të dorëzohet përball tyre".

Ruhani gjithashtu duke uruar përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe përvjetorin e lindjes së Imam Xhafar Sadik (a.s.), imamit të gjashtë të myslimanëve shiitë, deklaroi: "Në Javën e Unitetit ashtu sikur Profeti i nderuar të Islamit s.a.v.s. duhet të jetë model i unitetit për të gjithë myslimanët, edhe imami i gjashtë i myslimanëve shiitë të botës duhet të jetë model i unitetit për të gjithë myslimanët".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Imam Xhafer Sadik (a.s.) ishte imam i udhëzimit dhe shpjegimit të të vërtetave për myslimanët shiitë dhe sunitë dhe prijës i një lëvizje të madhe shkencore në të gjithë botën islame dhe tha: "Shkencat si kimia, fizika, biologjia dhe filozofia janë zhvilluar në shkollën e Imam Xhafar Sadik (a.s.)".

Vlen të theksohet se data 17 rabi'ul-aval të vitit 1441 hixhri kameri që përkon me 15 nëntor të vitit 2019, është përvjetori i lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe përvjetori i lindjes së Imam Xhafar Sadik (a.s.), imamit të gjashtë të myslimanëve shiitë.