Medalja e parë e Iranit në peshëngritje për femrat
Nëntor 17, 2019 07:17 Europe/Tirane
Sejed Elham Huseini, peshëngritëse e peshës 76 kg ka arritur të marrë medaljen e parë për Iranin në peshëngritjen për femrat.
Elham Huseini ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të peshëngritjes për kupën Naim Sulejman Oglu, në Turqi. Ajo ka arritur të marrë medalje për peshat 76 kg. Huseini ka zënë vendin e parë e ndjekur nga peshëngritësja nga Turkmenistani dhe Turqia. Gara ndërkombëtare Naim Sulejman Oglu është organizuar nga data 15-17 nëntor në qytetin Gaziantep të Turqisë. Kjo garë është një ndër garat përzgjedhëse për lojërat olimpike të vitit 2020.
Tags