Vizita e Eragçi në Hollandë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92551-vizita_e_eragçi_në_hollandë
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Holandë për të marrë pjesë në takimin e tretë të dialogut politik Iran-Holandë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Vizita e Eragçi në Hollandë

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Holandë për të marrë pjesë në takimin e tretë të dialogut politik Iran-Holandë.

Zyra për informim e ministrisë së jashtme të Iranit njoftoi se Abas Eragçi, zv/ministri i Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, do të takohet me Andrea Haspels zv/ministër i jashtëm i Hollandës dhe me Stef Blok ministër i jashtëm i Hollandës. Zv/ministri i jashtëm i Hollandës vitin e kaluar ka vizituar Teheranin në raundin e dytë të bisedimeve dypalëshe dhe gjatë qëndrimit në Teheran me homologun e tij ka diskutuar për çështje të rëndësishme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare. Bisedimet politike Iran-Hollandë organizohen një herë në 6 muaj në kryeqytetet përkatëse.