Irani I përgjigjet deklaratës ndërhyrëse të Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92554-irani_i_përgjigjet_deklaratës_ndërhyrëse_të_pompeo
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj mbështetjes së Mike Pompeo ndaj disa vandalizmave në disa qytete të Iranit deklaroi; Veprimet destruktive dhe vandalizmat e disa personave të mbështetur nga njerëz të tillë si Mike Pompeo në asnjë mënyrë nuk përputhen me sjelljen e popullit të madh dhe të vetëdijshëm iranian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2019 05:29 Europe/Tirane
  • Irani I përgjigjet deklaratës ndërhyrëse të Pompeo

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj mbështetjes së Mike Pompeo ndaj disa vandalizmave në disa qytete të Iranit deklaroi; Veprimet destruktive dhe vandalizmat e disa personave të mbështetur nga njerëz të tillë si Mike Pompeo në asnjë mënyrë nuk përputhen me sjelljen e popullit të madh dhe të vetëdijshëm iranian.

Abas Musavi, pasi dënoi çdo lloj mbështetje dhe ndërhyrje në këtë çështje deklaroi se populli i madh iranian e di shumë mirë se të tilla deklarata janë mashtruese dhe nuk kanë asnjë pikë solidariteti dhe sinqeriteti. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje qëllimet dashakeqe të qeverisë amerikanë dhe sidomos të Departamentit Amerikan të shtetit kundrejt popullit iranian dhe tha se ata shprehin solidaritet me një popull ndaj të cilit ushtrojnë presione me terrorizmin ekonomik. Pikërisht ky person (Mike Pompeo) më herët ka deklaruar se populli duhet të përballet me uri që të përkulet përballë nesh (Amerikës), tha në fjalën e tij zëdhënësi Musavi. Pompeo, vendi i të cilit ka një dosje të mbushur plot me kurthe, komplote dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit në një mesazh në Twitter ka shprehur mbështetjen për disa protesta sporadike në disa qytete të Iranit për shkak të ndryshimit të çmimit të benzinës duke pretenduar se Uashingtoni mbështet popullin iranian. Deklarata e sekretarit amerikan të shtetit Pompeo bëhet në kohën kur qeveria amerikane në maj 2018 u tërhoq në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe nisi një fushatë të gjerë të presionit dhe sanksioneve maksimale kundër Iranit. Muhamed Xhavad Zarif kohët e fundit ka deklaruar se Amerika është futur në një luftë të gjithanshme ekonomike kundër popullit iranian dhe shtoi se Uashingtoni me luftën e tij ekonomike mundohet të pengojë futjen e ushqimeve, medikamenteve dhe pajisjet e avionëve në Iran. Vlen të theksohet se pas ndryshimit të çmimit të benzinës në disa qytete të Iranit janë organizuar tubime sporadike. Shumica e këtyre tubimeve kanë qenë paqësore mirëpo në disa raste për shkak të ndërhyrjes së personave vandalë dhe gangsterë, ato janë kthyer në tubime të dhunshme.