Deklarata ndërhyrëse e Shtëpisë së Bardhë lidhur me Iranin
Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë ku ka mbështetur trazirat dhe vandalizmat në Iran.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, Shtëpia e Bardhë në deklaratën e saj ka përsëritur pretendimet kundër Iranit dhe ka shprehur mbështetjen për disa vandalë të cilët me pretekstin e shtimit të çmimit të benzinës kanë prishur pronën publike në disa qytete të Iranit. Pompeo, vendi i të cili ka një dosje të mbushur plot me kurthe, komplote dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit në një mesazh në Twitter ka shprehur mbështetjen për disa protesta sporadike në disa qytete të Iranit për shkak të ndryshimit të çmimit të benzinës duke pretenduar se Uashingtoni mbështet popullin iranian. Deklarata e sekretarit amerikan të shtetit Pompeo bëhet në kohën kur qeveria amerikane në maj 2018 u tërhoq në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe nisi një fushatë të gjerë të presionit dhe sanksioneve maksimale kundër Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj mbështetjes së Mike Pompeo ndaj disa vandalizmave në disa qytete të Iranit deklaroi; Veprimet destruktive dhe vandalizmat e disa personave të mbështetur nga persona të tilla si Mike Pompeo në asnjë mënyrë nuk përputhen me sjelljen e popullit të madh dhe të vetëdijshëm iranian.