Larixhani: Amerikanët synojnë të godasin popullin e Iranit
(last modified Mon, 18 Nov 2019 15:50:07 GMT )
Nëntor 18, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Larixhani: Amerikanët synojnë të godasin popullin e Iranit

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave ndërhyrëse të sekretarit amerikan të shtetit në mbështetje të faktorëve destruktivë që i vunë zjarrin disa pronave publike, deklaroi: "Amerikanët synojnë vetëm të godasin popullin e Iranit".

Vlen të theksohet se Mike Pompeoi, sekretari amerikan i shtetit, vendi i të cilit ka një të kaluar të zezë dhe të gjatë të ndërhyrjes në çështjet e brendshme të Iranit, ka pretenduar se Uashingtoni mbështet qytetarët e Iranit në protestat e ditëve të fundit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në seancën plenare deklaroi: "Sekretari amerikan i shtetit me paturpësi dhe oportunizëm të marrë, në mënyrë të hapur ka mbështetur faktorët destruktivë që i vënë zjarerin pronave publike dhe pasurive të popullit dhe këtë e quan mbështetje ndaj popullit iranian".

Larixhani duke thënë se qëllimi i amerikanëve nuk është gjë tjetër përveç krijimit të trazirave dhe shkatërrimin e popullit të Iranit, theksoi: "Populli i Iranit me vigjilencë do ta neutralizojë edhe këtë komplot të armiqve".

 

Tags