Takhreavançi: Irani e mirëpret Lindjen e Mesme pa armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92580-takhreavançi_irani_e_mirëpret_lindjen_e_mesme_pa_armë_bërthamore
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se zbatimi i planit të propozuar nga Irani për krijimin e rajonit të pastër nga armët bërthamore në Azinë Perëndimore do të forcojë paqen dhe sigurinë e këtij rajoni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2019 12:00 Europe/Tirane
  • Takhreavançi: Irani e mirëpret Lindjen e Mesme pa armë bërthamore

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se zbatimi i planit të propozuar nga Irani për krijimin e rajonit të pastër nga armët bërthamore në Azinë Perëndimore do të forcojë paqen dhe sigurinë e këtij rajoni.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maxhid Takhtravançi ditën e hënë në ceremoninë e hapjes së konferencës për Lindjen e Mesme pa armë bërthamore dhe pa armë të shkatërrimit në masë, tha: "Armatimet e shkatërrimit në masë të regjimit sionist nën mbështetjen e Amerikës dhe vetë politika bërthamore e Amerikës e cila e konsideron vetën të lejuar për përdorimin e armëve bërthamore dhe praktikisht po kërcënon vendet  jobërthamore me sulme bërthamore, janë dy faktorë kryesor që pengojnë krijimi e një rajoni të tillë në Lindjen e Mesme".

Në këtë konferencë e cila u zhvillua në prani të sekretarit të përgjithshëm të OKB, kryetarit të AP dhe përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB vuri në dukje planin e propozuar nga ana e Iranit për krijimin e rajonit të pastër nga armët bërthamore në Azinë Perëndimore dhe tha: "Zbatimi i këtij plani jo vetëm në rajon por do të bëhet shkak për forcimin e paqes dhe sigurisë globale në mbarë botën. Republika Islamike e Iranit është e gatshme për të bashkëpunuar me vendet e tjera të rajonit me qëllim të hartimit të një traktati juridik obligativ për zbatim, ndërsa mospjesëmarrja e përfaqësuesit të Amerikës dhe të regjimit sionist në këtë konferencë tregon qëllimin e tyre për të dështuar kjo konferencë, prandaj sistemi ndërkombëtar duhet ta detyrojë Amerikën dhe regjimin sionist për ndjekjen e sjelljeve të përgjegjshme dhe për të pranuar zotimet përkatëse me këtë çështje".