Musavi: ANEA duhet të respektojë rregullat e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92623-musavi_anea_duhet_të_respektojë_rregullat_e_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje zbulimin dhe identifikimin e një lënde të rrezikshme nga inspektorët ndërkombëtar të ANEA në Iran dhe deklaroi se ANEA duhet të respektojë rregullat e qendrave të rëndësishme dhe jetike të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2019 10:16 Europe/Tirane
  • Musavi: ANEA duhet të respektojë rregullat e Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje zbulimin dhe identifikimin e një lënde të rrezikshme nga inspektorët ndërkombëtar të ANEA në Iran dhe deklaroi se ANEA duhet të respektojë rregullat e qendrave të rëndësishme dhe jetike të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia për Energji Atomike e Iranit më 6 nëntor me anë të një deklarate, ka thënë se posedimi i një lënde të dyshimtë ka qenë shkaku kryesor i moslejimit të një inspektore të ANEA-s në qendrën atomike për pasurimin e uraniumit në Natanz në Iranin qendror.

Agjencia për Energji Atomike e Iranit ka theksuar: “Pas këtij veprimi, i është dërguar notë protestuese ANEA-së nga ana e Iranit dhe Teherani ka deklaruar se leja e mëparshme për hyrjen e kësaj inspektore në Iran, konsiderohet e anuluar”.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte duke theksuar se Republika Islamike e Iranit e konsideron të drejtë legjitime mbrojtjen e qendrave të rëndësishme, shtoi: “Teherani pas paraqitjes së dokumenteve dhe dëshmive përkatëse me rastin pranë ANEA-së në lidhje me inspektoren në fjalë, tani po pret përgjigje nga ANEA”.

Musavi gjithashtu theksoi se bashkëpunimi i Iranit me ANEA akoma po vazhdon sipas marrëveshjes dhe rregullave të caktuara, ndërsa shtoi: “Sipas programeve të përpiluara, inspektorët zhvillojnë vizita përkatëse në qendrat atomike të Iranit, por së fundi një inspektores së ANEA-s i është zbuluar një lëndë e rrezikshme gjatë kohës kur ajo ishte duke hyrë në qendrën atomike të Natanzit”.

Musavi vuri në dukje të veprimet e kaluara të agjentëve të huaj të cilët janë munduar të kryejnë në forma të ndryshme kundër Iranit duke përfshirë edhe në formën e inspektorëve të ANEA-së, tha: “Inspektorja që ka shkelur rregullat edhe në deklaratat e saj ka pohuar ekzistencën e kësaj lënde të rrezikshme, por që e ka lidhur me shkaqe të ndryshme”.