Neutralizohet një sulm i armikut kundër objektit industrial naftor Asalujeh
Sekretariati i këshillit të sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit dje në darkë njoftoi neutralizimin e një plani të armikut për të sulmuar objektin industrial naftor Asalujeh në jug të Iranit.
Ali Sham’khani, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, pasi vuri në dukje përpjekjet e disa vandalëve dhe huliganëve për të sulmuar objektin industrial Asalujeh ka thënë: Ky sulm ishte programuar nga armiqtë. Sham’khani deklaroi se armiqtë synonin të merrnin hakun e sulmit të ushtrisë dhe komitetet eve popullore të Jemenit ndaj objekteve të kompanisë Aramco të Arabisë Saudite duke sulmuar objektin industrial Asalujeh të Iranit. Më herët edhe Ali Rabi’i zëdhënësi i qeverisë së Republikës Islamike të Iranit kishte njoftuar mbi përpjekjet e armikut për të shpërthyer tubacionet e naftës në qendrën Asalujeh dhe për disa sulme ndaj qendrës së telekomunikacionit në qytetin Shiraz pjesë e provincës Fars në jug të Iranit, si dhe për sulme ndaj qendrave ushtarake, përpjekje këto që janë neutralizuar dhe eliminuar të gjitha.