Qytetarët e Teheranit protestojnë kundër trazirave dhe vandalizmave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92713-qytetarët_e_teheranit_protestojnë_kundër_trazirave_dhe_vandalizmave
Qytetarët e Teheranit sot (të hënën) kanë protestuar në rrugët e Teheranit dhe kanë dënuar trazirat dhe vandalizmat e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2019 11:17 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Teheranit protestojnë kundër trazirave dhe vandalizmave

Qytetarët e Teheranit sot (të hënën) kanë protestuar në rrugët e Teheranit dhe kanë dënuar trazirat dhe vandalizmat e fundit.

Qytetarët e Teheranit në këtë protestë kanë hedhur slogane "Vdekje për Amerikën", "Vdekje për Izraelin" dhe "Vdekje Vandalizmit" si dhe kanë mbështetur fuqinë dhe sigurinë e Iranit Islamik.

Qytetarët e Teheranit gjithashtu në këtë protestë kanë hedhur slogane edhe në mbështetje ndaj deklaratave të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe kanë deklaruar distancimin e vetë ndaj veprimeve vandaliste dhe dëmtimit të pasurive dhe pronave publike dhe private.

Vlen të theksohet se zbatimi i planit për reformimin e çmimit të karburanteve në Iran që nga 15 nëntori, janë organizuar protesta paqësore të qytetarëve në Teheran dhe në disa qytete të tjera të Iranit, mirëpo disa faktor dekstruktivë të trajnuara jashtë Iranit kanë depërtuar në protestat qytetare në Iran dhe kanë dëmtuar pronat publike dhe private, disa banka, ekipe emergjente, ambulanca dhe automjete të transportit publik.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, më 17 nëntor në lidhje me ngjarjet e krijuar pas zbatimit të planit për administrimin e konsumimit të karburanteve, deklaroi: "Me siguri se disa qytetarë janë të shqetësuar nga ky vendim dhe kanë brengosje, mirëpo shkatërrimi dhe djegia e pronave publike dhe private, është veprim i elementëve destruktiv dhe vandalistë".

Qytetarët e qyteteve të ndryshme të Iranit gjithashtu gjatë ditëve të kaluara duke organizuar protesta paqësore, kanë deklaruar distancimin e tyre nga vandalizmi dhe kanë mbështetur sigurinë dhe fuqinë e Iranit.