Damasku: Irani ka prioritet në rindërtimin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92750-damasku_irani_ka_prioritet_në_rindërtimin_e_sirisë
Irani dhe Siria kanë nënshkruar një marrëveshje të re për rindërtimin e shpejtë të Sirisë, e cila është shkatërruar nga tetë vjet të një lufte të orkestruar nga fuqitë e huaja.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 26, 2019 16:47 Europe/Tirane
  • Damasku: Irani ka prioritet në rindërtimin e Sirisë

Irani dhe Siria kanë nënshkruar një marrëveshje të re për rindërtimin e shpejtë të Sirisë, e cila është shkatërruar nga tetë vjet të një lufte të orkestruar nga fuqitë e huaja.

Ministri Sirian i Punëve Publike dhe Strehimit, Suhail Muhamed Abdul Latif tha në Teheran të martën se përparësia për Damaskun është të fillojë rindërtimin e Sirisë me vendet miqësore, më së shumti me Iranin. "Qasja jonë për të rindërtuar Sirinë është që t'u jepet përparësi miqve iranianë," tha ai, njoftoi agjensia e lajmeve Fars. Abdul Latif dhe homologu i tij iranian Muhamed Islami nënshkruan një dokument për krijimin e një kompanie të përbashkët ndërtimi për ndërtimin e banesave në Siri. "Irani është një përparësi kryesore në rindërtimin e Sirisë, pas sukseseve në çlirimin e territoreve tona nga terroristët që erdhën përmes trimërisë së Ushtrisë Siriane dhe mbështetjes së vëllezërve tanë iranianë," shtoi Ministri Sirian i Punëve Publike dhe Strehimit. Kompanitë iraniane janë shprehur të gatshme të ndërtojnë mbi 30 mijë banesa në Siri. Presidenti sirian Bashar al-Asad e ka bërë të qartë se Perëndimi "nuk do të jetë pjesë e rindërtimit në Siri, sepse shumë thjesht ne nuk do t'i lejojmë ata të jenë pjesë e tij, pavarësisht nëse vijnë me para apo jo". Në fillim të këtij muaji, Irani nënshkroi një marrëveshje paraprake për të ndihmuar në rindërtimin e rrjetit të energjisë elektrike në Siri i cili ka pësuar dëme prej 50 përqind.  Përveç dhënies së kredive miliarda dollarëshe, Irani ka marrë pjesë në projektet e infrastrukturës në Siri, prodhimin e ushqimit dhe shërbimet shëndetësore.