Përurohet hekurudha Mejane-Bostanabad në prani të presidentit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92764-përurohet_hekurudha_mejane_bostanabad_në_prani_të_presidentit_iranian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot (të mërkurën) gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në stacionin e trenit në Bostanabad në veriperëndim të Iranit, lëshoi urdhrin për përurimin dhe lëshimin në funksion zyrtar të hekurudhës Mejane-Bostanabad të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2019 11:28 Europe/Tirane
  • Përurohet hekurudha Mejane-Bostanabad në prani të presidentit iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot (të mërkurën) gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në stacionin e trenit në Bostanabad në veriperëndim të Iranit, lëshoi urdhrin për përurimin dhe lëshimin në funksion zyrtar të hekurudhës Mejane-Bostanabad të Iranit.

Kjo linjë e hekurudhës me gjatësi 132 kilometra, fillon nga stacioni Mejane dhe duke kaluar nga një rrugë malore, arrin në stacionin Bostanabad.

Ngarkesa e parë e hekurudhës kombëtare e prodhuar nga fabrika "Zobahen" e Esfahanit, është instaluar në hekurudhën Mejane-Bostanabad.

Gjithashtu gjatë një ceremonie në prani të presidentit iranian Hasan Ruhani, treni i parë nga stacioni Bustanabad në drejtim të qytetit Mashhad, ka filluar lëvizjen e rregullt me 159 pasagjerë.

Z. Hasan Ruhani para përurimit të këtij projekti, ka vizituar edhe fshatin Dastxhard të goditur nga tërmeti.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një takim me banorët e fshatit Dastxhard, ka theksuar se qeveria nuk do të kursej asgjë për t'i ndihmuar banorët e këtij rajoni për mënjanimin e problemeve të krijuara si pasojë e tërmetit. Z. Hasan Ruhani theksoi: "Provinca e Azerbajxhanit gjithnjë ka qenë në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e Iranit Islamik".