Irani rrëzon me lazer satelitin e CIA-s?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92773-irani_rrëzon_me_lazer_satelitin_e_cia_s
Industria ushtarake iraniane ka fituar qasje në teknologjinë e nevojshme për prodhimin e armëve lazer.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 27, 2019 20:23 Europe/Tirane
  • Irani rrëzon me lazer satelitin e CIA-s?

Industria ushtarake iraniane ka fituar qasje në teknologjinë e nevojshme për prodhimin e armëve lazer.

Është nevoja për pajisje moderne që ka mobilizuar inxhinierët iranianë. Këta të fundit më pas përdorën njohuritë lokale dhe teknologjitë më të fundit të botës për të prodhuar armë të sofistikuara, armë prej të cilave vetëm disa u zbuluan; pjesa tjetër mbetet sekret. Kjo është mënyra se si inxhinierët iranianë arritën të prodhojnë një sistem artilerik me lazer me një kosto më të ulët se ato që bëhen në vendet e tjera. Dhe Irani tani është në listën e vendeve të rralla që zotërojnë këtë teknologji. Disa kohë më parë disa media të tilla si faqja e internetit e Christine Science dhe gazeta Washington Examiner e lidhur me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA njoftuan se Irani kishte shkatërruar satelitët spiunë amerikanë me armë lazer, duke i lënë të shokuar inxhinierët e SHBA. Gazetarët amerikanë kanë raportuar se një satelit spiun i CIA-s që qarkullonte rreth orbitave më të afërta të Tokës është goditur nga forcat iraniane. Sateliti spiun që fluturoi me një shpejtësi prej 7 km / sekondë në distancë150 km nga toka ishte sulmuar në mes të fluturimit nga një armë e ngurtë lazer që lëshonte shumë energji. Lentet e tij të spiunazhit të pajisura me material Ccd ishin shkatërruar.