Irani shpreh solidaritetin me Shqipërinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92774-irani_shpreh_solidaritetin_me_shqipërinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi shprehu keqardhje të thellë për tërmetin që ndodhi në Shqipëri duke vrarë dhjetëra dhe plagosur qindra njerëz, si dhe duke shkaktuar humbje të mëdha materiale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2019 16:54 Europe/Tirane
  • Irani shpreh solidaritetin me Shqipërinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi shprehu keqardhje të thellë për tërmetin që ndodhi në Shqipëri duke vrarë dhjetëra dhe plagosur qindra njerëz, si dhe duke shkaktuar humbje të mëdha materiale.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Musavi shprehu solidaritetin e Iranit me qeverinë shqiptare dhe me popullin shqiptar si dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të këtij tërmeti vdekjeprurës. "Në këto ditë të vështira ne jemi solidarë me dhimbjen e popullit shqiptar, dhe qeveria dhe populli iranian janë të gatshëm të ofrojnë çdo ndihmë për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë", u shpreh Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Një tronditje e fortë tërmeti ndodhi të martën në Shqipëri duke vrarë mbi 30 njerëz dhe duke plagosur mbi 600 të tjerë.