Ruhani: Iranianët kurrë nuk gjunjëzohen përballë armiqve
Presidenti iranian Hasan Ruhani e ka përshëndetur popullin iranian për zhgënjimin e armiqve dhe për përkrahjen e sistemit islamik gjatë trazirave të dhunshme.
Ruhani tha se armiqtë mendonin se trazirat e fundit, të nxitura nga një vendim i qeverisë për të rritur çmimet e benzinës, do të zgjasnin disa muaj. "Sidoqoftë, prania e fuqishme e njerëzve dhe grushtat e tyre të shtrënguar treguan përsëri forcën tonë kombëtare dhe irritoi armiqtë", shtoi ai. Presidenti iranian i bëri këto deklarata të mërkurën gjatë një takimi administrativ në Provincën e Azerbajxhanit Lindor. "Informacioni që ne kemi tregon se sa kishte investuar armiku në këtë drejtim për dy vjet dhe ishte duke u përpjekur të realizonte skemën e tij përmes parave, pajisjeve dhe bombardimeve propagandistike nga njëra anë, dhe presioneve të rënda ekonomike nga ana tjetër," shtoi Ruhani. Kombi i madh iranian dëshmoi se nuk do të gjunjëzohet përballë presioneve dhe komploteve të huaja, tha Ruhani, duke shtuar se njerëzit mund të jenë kritikë ndaj qeverisë dhe ata kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre. Sidoqoftë, nuk është e pranueshme që elementë të caktuar të shfrytëzojnë protestat për të minuar sigurinë kombëtare, tha Presidenti iranian.