Irani kritikon heshtjen ndërkombëtare në çështjen palestineze
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për shkak se për 70 vjet me radhë ka heshtur kundrejt pushtimit 70- vjeçar të Palestinës nga ana e regjimit sionist.
Abas Mousavi në një mesazh me rastin e ditës botërore të solidaritetit me popullin palestinez, në faqen e tij zyrtare në Twitter ka shrkuar:7 Dekada arrogancë e regjimit sionist dhe 7 dekada paturpësi e Bashkësisë ndërkombëtare, pushtim, terror, diskriminim, krime, grabitje dhe gjenocid kundër popullit palestinez. Më 29 nëntor të vitit 1947, AP i OKB miratoi një rezolutë të pandershme për ndarjen e Palestinës. Në maj të vitit 1948 sionistët nuk mundën të duronin që as gjysma e territorit të Palestinës tu jepej banorëve autoktonë të saj dhe që nga ajo kohë e deri më sot nisi pushtimin e territoreve të Palestinës. Në këtë mënyrë regjimi sionist ka penguar krijimin e Palestinës së pavarur. Për këtë arsye AP i OKB në vitin 1977, 29 nëntorin e ka quajtur dita botërore e solidarizimit me popullin palestinez.